Ndërlidhjet

Greva e përgjithshme paralizon Greqinë



Fluturimet nga Greqia dhe për në Greqi janë ndaluar dhe shumë shërbime publike sot janë mbyllur për shkak se punonjësit e sektorit publik dhe privat u bashkuan në grevën e përgjithshme, kundër masave të qeverisë.

Protesta mbahet kundër uljes së shpenzimeve publike, të cilat qeveria i vuri në jetë për të shpëtuar vendin nga falimentimi.

Të martën demonstrantët u përleshën me policinë në Akropolis të Athinës.

Qeveria greke ka arritur marrëveshje me BE-në dhe FMN-në për paketën e ndihmës prej 145 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG