Ndërlidhjet

Athinë: Polica përplaset me protestuesit



Policia në Greqi u përball gjatë ditës me protestuesit, të cilët kundërshtojnë masat e parapara nga qeveria për të adresuar krizën financiare.

Policia në Athinë ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve, të cilët janë përpjekur të thyejnë kordonin e policisë. Incidenti ka ndodhur përballë godinës së parlamentit.

Qeveria greke është zotuar për shkurtime masive në shpenzimet për sektorin publik, përfshi uljen e pensioneve dhe ngrirjen e pagesave në shkëmbim të kredisë ndërkombëtare.

BE-ja dhe FMN-ja i kanë premtuar 110 miliardë euro Greqisë për të shpëtuar nga falimentimi.
XS
SM
MD
LG