Ndërlidhjet

Uithers: Krerët politikë të zgjidhin problemet



Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Xhon Uithers, ka deklaruar se partitë politike po bëjnë luftë për pushtet duke qenë pak të besueshme në sytë e publikut.

Ai ka shprehur keqardhjen për përkeqësimin e klimës politike në vend. Uithers i këshilloi drejtuesit e politikës në Shqipëri që të zgjidhin problemet e vendit.
Komentet e ambasadorit amerikan u bënë gjatë paraqitjes së raportit të IDRA-s për perceptimin e korrupsionit në Shqipëri.

Deklarata vjen disa ditë pas fillimit të grevës së urisë nga rreth 20 deputetë socialistë e afro 180 mbështetës të tyre.
XS
SM
MD
LG