Ndërlidhjet

Eurokomisioneri Fyle sërish në Kosovë



Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle viziton nesër dhe pasnesër Kosovën.

Në ditën e parë të vizitës, më 6 maj, Fyle do të marrë pjesë në përurimin e ndërtesës së re të Ministrisë së Brendshme.

Ai do të vizitojë Mitrovicën më 7 maj, ku pritet të marrë pjesë në një numër aktivitetesh, përshi nisjen e programit Tempus dhe përurimin e punimeve për qendrën e biznesit në Zveçan, e cila do të financohet nga BE-ja. Fyle do të mbajë dhe një fjalim në Universitetin e Mitrovicës.

Kjo do të jetë vizita e dytë zyrtare e eurokomisionerit Fyle që nga marrja e detyrës.
XS
SM
MD
LG