Ndërlidhjet

Bie euroja, rriten problemet në Portugali



Euroja në tregjet financiare u shkëmbye me më pak se 1.29 dollarë, që është dhe vlera më e ulët gjatë vitit të fundit.

Rënja e monedhës së përbashkët vjen në kohën kur kriza greke është thelluar, por lajme të zymta vijnë dhe nga ekonomi të vendeve të tjera të eurozonës.

Gjatë ditës, agjencia Moody paralajmëroi se aftësia e Portugalisë për të kthyer borxhet do të bjerë me dy deri në tre pikë brenda tre muajve të ardhshëm.

Kjo lidhet me përkeqësimin e financave publike dhe rritjen e dobët ekonomike të Portugalisë.
XS
SM
MD
LG