Ndërlidhjet

Afrika e Jugut përballet me kritika në prag të Kupës së Botës



23 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor në Afrikën e Jugut. Aksidenti ka ngritur sërish shqetësimet për shkallën e ulët të sigurisë në rrugët e këtij vendi në prag të ndeshjeve të Kupës së Botës në futboll.

Autoritetet kanë pohuar se kanë marrë të gjitha masat që të mos vënë në rrezik jetën e qytetarëve, përfshi vizitorët për ndeshjet e Kupës së Botës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar Afrikën e Jugut të nëntën sa i përket rreziqeve në trafikun rrugor. Në Afrikën e Jugut nga aksidentet rrugore vdesin 16 mijë persona në vit, me një mesatare 45 viktima në ditë.

XS
SM
MD
LG