Ndërlidhjet

SHBA: Masa më të rrepta sigurie



Shtetet e Bashkuara kanë shtuar masat që të mos lejojnë fluturimin e personave, të cilët janë në listat e posaçme të atyre që nuk lejohet të udhëtojnë.

Masat vijnë pasi i dyshuari për sulmin e dështuar në Nju Jork u arrestua derisa ishte në aeroplan për të udhëtuar drejt Dubait. Faizal Shahzad kishte mundur të hynte në aeroplan megjithë faktin se ishte në listën e personave që iu ishte ndaluar fluturimi.

Me masat e reja, kompanitë e fluturimeve duhet të njoftojnë autoritetet për udhëtimet e personave që gjenden në lista vëzhgimi brenda dy orësh.
XS
SM
MD
LG