Ndërlidhjet

Britania voton



Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Britani.

Anketat e opinionit tregojnë për një garë të ngushtë mes laburistëve të kryeministrit Gordon Braun dhe konservatorëve të Dejvid Kamerun. Partia Laburiste është në pushtet që nga viti 1997. Partia Liberal-Demokrate ka njohur rritje të mbështetjes, veçanërisht pas paraqitjeve televizive të drejtuesit të saj, Nik Kleg.

Në ditën e fundit të fushatës të treja partitë u përpoqën të bindin zgjedhësit e pavendosur. Nëse asnjë nga partitë nuk do të fitojnë shumicën, atëherë do të mund të kemi një qeveri koalicioni. Kjo e fundit është e zakonshme për shumicën e vendeve evropiane, por jo dhe për Britaninë e Madhe.
XS
SM
MD
LG