Kuvajti njoftoi se ka zbuluar një varrezë masive të 55 ushtarëve irakianë, të vrarë gjatë luftës së vitit 1991, në të cilën koalicioni i prirë nga ushtria amerikane i dëboi forcat e Sadam Huseinit nga ky vend.
Ministria e brendshme tha se varreza masive është zbuluar në veri të vendit afër kufirit me Irakun.
Mbetjet e ushtarëve janë identifikuar nga uniformat dhe dokumentat e identifikimit të ushtrisë së Irakut.