Ndërlidhjet

Sllovenia e kushtëzon ndihmën Greqisë



Sllovenia do t'i ndihmojë Greqisë por vetëm nën kushte të caktuara, shkelja e të cilave do të mund t'i ndërpriste ndihmat financiare.

Qeveria në Lubjanë vendosi sot që Sllovenia ta ndihmojë Greqinë me një huan prej 387 milionë euro, sepse në këtë e sheh stabilitetin e aurozonës, por edhe realizimin e interesave jetike të saj të importit dhe eksportit.

Destabilizimi i tregut të eurozonës do të ishte veçanërisht i dhembshëm për Slloveninë, ka konkluduar qeveria sllovene.

XS
SM
MD
LG