Ndërlidhjet

Di Paola: Reduktimi i KFOR-it sipas rrethanave dhe jo afateve



Kosova ende nuk është mjaft e sigurtë që NATO-ja t’i reduktojë forcat e saj, tha kreu i komitetit ushtarak të aleancës.

“Në këtë shkallë, nuk ndjehet se janë krijuar kushtet që të bëhet rekomandimi për të ecur përpara” me reduktimin e trupave, tha admirali Gjampaolo Di Paola.

Ai ka shtuar se “kjo kohë do të vijë në një të ardhme jo të largët”, transmeton DPA.

Di Paola ka thënë se çdo vendim për reduktimin e forcave në Kosovë do të merret varësisht nga rrethanat, e jo nga ndonjë afat.

Ai theksoi se të gjitha 32 vendet që kontribuojnë në forcën janë dakorduar të presin vendimin e aleancës përpara se t’i tërheqin trupat e tyre.

“Nuk do të ketë hapa të njëanshëm, gjithçka do bëhet në bashkërendim”, ka thënë admirali Di Paola.
XS
SM
MD
LG