Ndërlidhjet

Athinë: Parlamenti miratoi masat e qeverisë



Qeveria e Greqisë e ka siguruar miratimin në parlament të planit për shkurtimin e deficitit buxhetor.

Plani u miratua me lehtësi, pasi qeveria socialiste e kryeministrit George Papandreu e ka shumicën në parlament.

Masat u miratuan përkundër protestave që dje lanë tre të vdekur në Athinë.

Megjithate, sindikatat kryesore në vend janë zotuar t’i luftojnë masat e qeverisë.

Greqia u detyrua të rritë taksat dhe zvoglojë pagat, në mënyrë që të marrë huanë prej 110 miliardë euro nga BE-ja dhe FMN-ja.
XS
SM
MD
LG