Ndërlidhjet

Miçëll vazhdon misionin në Lindjen e Mesme



I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme Xhorxh Miçëll i vazhdon përpjekjet për ringjalljen e bisedimeve paqësore indirekte ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve.

Miçëll do të takohet me presidentin e Izraelit, Shimon Peres dhe ministrin e Mbrojtjes, Ehud Barak.

Pas kësaj, ai do të udhëtojë në Ramallah për bisedime me presidentin palestinez Mahmud Abas.

Ky i fundit u tërhoq nga bisedimet për shkak se Izraeli refuzoi t’i ndalë ndërtimet e vendbanimeve hebreje.
XS
SM
MD
LG