Ndërlidhjet

Liderët e eurozonës diskutojnë planin për Greqinë



Udhëheqësit e 16 vendeve të eurozonës takohen sot në Bruksel për të finalizuar paketën prej 110 miliardë eurove për Greqinë, me gjithë drojen se fondet ndoshta nuk do të mjaftojnë për ta shpëtuar vendin nga falimentimi.

Vendet e eurozonës do japin rreth 80 miliardë euro, ndërsa FMN-ja është zotuar për 30 miliardë euro.

Parlamenti i Gjermanisë, kontribuesit më të madh në paketën e huasë, sot do të votojë për fondet.

Sekretari amerikan i Thesarit, Timoti Gajtner, do t’i diskutojë përpjekjet për t’i ndihmuar Greqisë me homologët e financave nga grupi i shtatë vendeve më të industrializuara.

Dje parlamenti i Greqisë e miratoi planin e qeverisë për shkurtimin e shpenzimeve, përkundër protestave të dhunshme kundër masave të kursimit.

Ndërkohë, bursat vazhduan të bien nga frika e përhapjes së krizës greke.
XS
SM
MD
LG