Ndërlidhjet

Islandë: Vullkani lëshon përsëri hi



Vullkani në Islandë, i cili i çrregulloi fluturimet në aviacionin evropian për disa ditë muajin e kaluar, ka lëshuar sasi të reja hiri dhe pritet të lëshojë edhe një re pluhuri.

Zyra meteorologjike e Islandës tha se reja e hirit vullkanik e gjatë deri 7 km është regjistruar mbi vullkanin Ejafjoell, pas shpërthimit të sërishëm të tij.

Agjencia evropiane për kontrollin e trafikut ajror tha se disa fluturime transatlantike mund të duhet të ndërrojnë drejtimin, ndërsa Irlanda dje për kohë të shkurtër i mbylli aeroportet e saj.
XS
SM
MD
LG