Ndërlidhjet

Rusia liroi piratët e kapur somalezë



Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se e ka liruar grupin e piratëve të Somalisë, të cilët ishin kapur në Gjirin e Adenit nga forcat detare ruse, pasi kishin rrëmbyer një tanker me naftë.

Zëdhënësi i Ministrisë, koloneli Andrei Kuznjecov, tha se lirimi është bërë sepse "nuk ka pasur baza të plota legale ndërkombëtare" për mbajtjen e tyre.

Kuznjecov nuk tha se ku ndodhen piratët tani.

Të enjten, hetuesit rusë thanë se 10 piratët e kapur do të sillen në Moskë për t'u përballur me akuzat.

Piratët u zunë kur forcat nga një luftanije ruse u vërsulën në tankerin e rrëmbyer.
XS
SM
MD
LG