Ndërlidhjet

Gjermania jep mbi 22 miliardë euro për Greqinë



Të dyja dhomat e Parlamentit gjerman, të premten, kanë miratuar ligjin që i lejon Gjermanisë të kontribuojë me 22.4 miliardë euro në paketën e ndihmës për Greqinë. Në këtë mënyrë Gjermania bëhet kontribuesi më i madh në paketën e shpëtimit për Athinën.

Miratimi gjerman vjen në prag të takimit të sotëm të udhëheqësve të 16 vendeve të eurozonës. Takimi në Bruksel ka si qëllim finalizimin e paketës prej 110 miliardë eurosh për Greqinë, me gjithë drojen se fondet ndoshta nuk do të mjaftojnë për ta shpëtuar vendin nga falimentimi.

Vendet e eurozonës do japin rreth 80 miliarda euro, ndërsa FMN-ja është zotuar për 30 miliardë euro.

Dje parlamenti i Greqisë e miratoi planin e qeverisë për shkurtimin e shpenzimeve, përkundër protestave të dhunshme kundër masave të kursimit.
Ndërkohë, bursat vazhduan të bien nga frika e përhapjes së krizës greke.
XS
SM
MD
LG