Ndërlidhjet

Bruksel: Filloi takimi i eurozonës



Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë thirrje për ashpërsimin e disiplinës buxhetore në vendet e eurozonës si dhe për masa shtesë në rregullimin e sektorit financiar.

Deklarata e Merkelit u bë në prag të filimit të takimit të udhëheqësve të 16 vendeve të eurozonës në Bruksel.

Qëllimi kryesor i takimit që po mbahet në Bruksel është miratimi i paketës së ndihmës për Greqinë. Paketa, që do të jetë në bashkëpunim me FMN-së arrin në vlerën e 110 miliardl eurove.

Kryeministri grek deklaroi me të mbërritur në takim se vendi i tij “ka marrë masa të forta, çfarë tregon vulnetin për të lëvizur përpara”. “E kemi bërë pjesën tonë”, tha Papandreu.
XS
SM
MD
LG