Ndërlidhjet

Britani: Sulmohet në burg krimineli i luftës



Zyrtarët britanikë thanë se një serb i Bosnjes i dënuar për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës, është sulmuar në një burg në Britani.

Një zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë i ka thënë agjencisë AP se Radisllav Krstiq është hospitalizuar pasi ishte sulmuar nga tre të burgosur tjerë.

Ish gjenerali vuan dënimin prej 35 vjet burg, ndërsa nga Haga u transferua në Britani në vitin 2004.
XS
SM
MD
LG