Ndërlidhjet

Liderët e eurozonës thonë se do ta mbrojnë euron



Udhëheqësit e vendeve të eurozonës thanë se po krijojnë një fond të ri të krizës, për t’i ndihmuar vendet e trazuara që përdorin euron, të pengojnë dobësimin e mëtejmë të valutës së përbashkët evropiane.

Liderët e 16 shteteve që përdorin euron, gjithashtu ranë dakord t’u vendosin kufizime të papërcaktuara spekulatorëve, të cilët i fajësojnë për sulmet ndaj euros.

Në samitin e mbrëmshëm në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, ata gjithashtu kanë dhënë pëlqimin për marrëveshjen me BE-në dhe FMN-në që Greqia të marrë 110 miliardë euro ndihma brenda tri viteve.

Këtë javë, euroja ra deri në 1,25 dollarë ndërkohë që kriza greke e lëkundi edhe besimin e tregjeve finansiare në aftësinë e disa shteteve më të dobëta të BE-së që të mund t’i kthejnë prapë huatë.
XS
SM
MD
LG