Ndërlidhjet

Spanja dhe Portugalia mbyllën disa aeroporte



Spanja dhe Portugalia i kanë mbyllur sot disa aeroporte për shkak të përhapjes së hirit vullkanik nga vullkani në Islandë.

Spanja i mbylli 15 aeroporte në veri të vendit ndërsa Portugalia i anuloi 104 futurime për në Lisbonë.

Ndërkohë, disa aeroplanë transatlantikë vazhduan të ndërrojnë drejtimin për të shmangur rrugën e hirit vullkanik. Shmangia i ka zgjatur fluturimet për dy orë të tjera, dhe i ka detyruar aeroplanët të pajisen me më shumë karburant.
XS
SM
MD
LG