Ndërlidhjet

Holder: Talibanët pas sulmit të dështuar në Nju Jork



Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, tha se talibanët pakistanezë qëndronin pas sulmit të dështuar me makinë bombë në Tajms Skueër në Nju Jork. Holder, në një intervistë për mediat amerikane, tha se “kemi tashmë prova që tregojnë se talibanët pakistanezë ishin pas sulmit”.

Ai shtoi se nuk ka asnjë informacion që të sugjerojë se qeveria pakistaneze ishte e informuar për synimet e Faizal Shahzad.

Shahzad u arrestua të hënën e kaluar, dy ditë pas përpjekjeve për sulm.
XS
SM
MD
LG