Ndërlidhjet

Përfundojnë zgjedhjet në Istog



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në ora 19:00 në komunën e Istogut janë mbyllur qendrat e votimeve. Raundi i dytë i votimeve për kryetar të komunës së Istogut ka përfunduar i qetë dhe pa incidente, ndërsa nga rreth 39 mijë qytetarë të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 11 mijë e 409 votues ose 29.03 për qind, ka njoftuar KQZ.

Në garën e balotazhit për kryetar të Istogut janë Haki Rugova, kandidat i LDK-së i cili në rrethin e parë siguroi 49.7 për qind të votave dhe Shasivar Haxhiaj, kandidat i PDK-së i cili kishte 22 për qind.

Rezultatet preliminare sipas Komisionit Qendror Zgjedhor pritet të publikohen para mesnatës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Istogut mbahen pasi kryetari i mëparshëm, Fadil Ferati u nda nga jeta.
XS
SM
MD
LG