Ndërlidhjet

Merkel: Hap i paprecedentë në mbrojtje të euros



Euroja është duke rifituar besimin e investitorëve pas vendimit të ministrave të financave të Bashkimit Evropian për të krijuar një fond, që do të shkojë deri në 750 miliardë euro dhe që synon mbrojtjen e vendeve të eurozonës, të kërcënuara nga problemet financiare, të ngjashme me ato të Greqisë.

“Pakoja synon të forcojë dhe të mbrojë monedhën tonë të përbashkët. Një hap i tillë është i paprecedentë në historinë e euros dhe të Bashkimit Evropian. Dhe ne po mbrojmë monedhën tonë në kushte të jashtëzakonshme”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

Edhe eurokomisioneri për çështjet financiare, Oli Rehn, tha se plani është dëshmi e vendosmërisë për të mbrojtur euron.

Në të tjera zhvillime Banka Qëndrore Amerikane është shprehur e gatshme të tregtojë dollarë për euro, që t’i vijë në ndihmë partnerëve evropianë.
XS
SM
MD
LG