Ndërlidhjet

Londër: Vazhdojnë bisedimet për bashkëqeverisje



Kreu i liberal-demokratëve britanikë, Nik Kleg, tha se shpreson në arritjen e shpejtë të një marrëveshje për të mënjanuar periudhën e pasigurisë.

Nik Kleg është në pozicion kyç pas zgjedhjeve të 6 majit, ku asnjë nga partitë nuk fitoi shumicën. Një aleancë me partinë e tij do të mundësojë krijimin e qeverisë në Britani.

Kleg është në diskutime me kreun e konservatorëve, Dejvid Kamerun. “Po punojmë në luftë me kohën për të vepruar bazuar në vendimin e marrë nga populli britanik” tha Kleg.

Partia Konservatore fitoi shumicën e vendeve në parlamentin britanik, po nuk ka numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të qeverisur.
XS
SM
MD
LG