Ndërlidhjet

Irani u jep ultimatum kompanive "Shell" dhe "Repsol"



Raportohet se Irani u ka dhënë ultimatum gjigantëve evropianë të naftës, "Shell" dhe "Repsol", që brenda dy javësh të vendosin për kontratat e tyre për të zhvilluar fushat e naftës.

Agjencia Mehr citoi kreun e kompanisë iranian të naftës, Reza Kasezadeh, të ketë thënë se kompania spanjole "Repsol" dhe ajo holandeze "Shell" duhet të vendosin për investimet e tyre në projektin Parsi i Jugut, ose do të zëvendësohen nga kompanitë iraniane.

Dy firmat e kanë shtyrë vendimin e tyre për investime për shkak të sanksioneve të Perëndimit kundër Iranit.

Në vitin 2007, qeveria amerikane u tha kompanive "Repsol" dhe "Shell", të cilat kanë interesa në SHBA, se projektet e tyre në Iran mund t’i shkelin ligjet amerikane.
XS
SM
MD
LG