Ndërlidhjet

KB : Dëmtimi i mjedisit rrezikon të jetë i pakthyeshëm



Kombet e Bashkuara paralajmëruan se humbja “masive” e mjediseve natyrore me siguri do të thellohet deri në pikën kur do jetë “e pakthyeshme”.

Një raport i OKB-së thotë se bota po ec shpejt drejt disa pikave, pas të cilave mund të dëmtohen përgjithmonë ekosistemet që luajnë rol në proceset natyrore si klima apo zinxhiri i ushqimit.

Raporti i tretë “Vështrimi Global i Biodiversitetit” ka gjetur se shpyllëzimi, ndotja, apo eksploatimi i tepruar po i dëmtojnë kapacitetet prodhuese të mjediseve më të ndjeshme, si pyjet e pashkelura, liqenet apo shkëmbinjtë koralorë.
XS
SM
MD
LG