NATO tha se dy ushtarë amerikanë janë vrarë sot nga një bombë e vënë pranë rrugës në Afganistanin jugor.
Zëdhënësi i forcave amerikane e konfirmoi vdekjen e ushtarëve por nuk dha detaje tjera.
Ndërkohë, ministria e brendshme afgane tha se forcat e NATO-s kanë vrarë 18 kryengritës dhe arrestuan 6 të tjerë në provincën Helmand.