Ndërlidhjet

Dejvid Kamerun, kryeministër i ri



Lideri konservator Dejdiv Kamerun është emëruar kryeministër i ri i Britanisë nga Mbretëresha Elizabeth.

Emërimi i tij shënon kthimin në pushtet të Partisë Konservatore pas 13 vjetësh në opozitë.

Kamerun, 43 vjeç, është kryeministri më i ri i Britanisë në afro 200 vjet.

Më herët, Gordon Braun dha dorëheqje si kryeministër. Partia e tij Laburiste ishte në pushtet nga viti 1997, fillimisht nën Toni Blerin, e pastaj Braunin.

Në fjalimin e tij, Kamerun tha se konservatorët, të cilët fituan më së shumiti ulëse në parlament, por jo shumicën e nevojshme që vetë të formojnë qeverinë, synojnë të formojnë një qeveri koalicioni me Liberal Demokratët, të cilët dolën të tretët pas Laburistëve.
XS
SM
MD
LG