Ndërlidhjet

Maqedoni: Të shtëna në Radushë



Disa persona janë plagosur ndërsa policia ka sekuestruar armë mëngjesin e sotëm pas të shtënave në rajonin e fshatit Radushë në Maqedoni afër kufirit me Kosovën.

Banorët e fshatrave për rreth kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm.

Raportohet se zona është bllokuar nga forcat e policisë dhe helikopterë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk kanë asnjë informacion se mund të ketë pasur incidente në pjesën kosovare të kufirit me Maqedoninë.

Kelani tha se policia nuk ka regjistruar incident me të shtëna armësh apo ndonjë incident tjetër, për të shtuar se nëse një gjë e tillë ka ndodhur në pjesën maqedonase të kufirit, atëherë Policia e Kosovës nuk mund të japë informacione, por ajo e Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG