Ndërlidhjet

Xhibuti konfirmon njohjen e Kosovës



Ambasada e Xhibutit në Paris ka njoftuar ambasadën e Kosovës në Paris me vendimin e Qeverisë së Xhibutit për të njohur Kosovën shtet të pavarur.

Në letrën e nënshkruar nga ministri i Jashtëm, Mahmud Al Jusuf, mes tjerash thuhet se”Qeveria e Republikës së Xhibutit ka marrë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni i ka shkruar sot homologut Jusuf, të cilin e falënderon për njohjen dhe i shpreh gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme në Prishtinë.

Xhibuti është vendi i 68 që e njeh pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG