Ndërlidhjet

Medvedev takon liderët e Turqisë



Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev ndodhet në Ankara ku pritet të bisedojë për përfshirjen e Moskës në ndërtimin e mundshëm të reaktorit të parë bërthamor në Turqi.

Medvedv zhvilloi bisedime me presidentin Abdullah Gyl, ndërsa me kryeministrin Rexhep Taip Erdogan do ta kryesojë mbledhjen e parë të këshillit për bashkëpunim Rusi-Turqi.

Zyrtarët thonë se pala ruse dhe turke pritet të nënshkruajnë më shumë se 20 marrëveshje, përfshirë ato për gaz dhe naftë, ku janë angazhuar kompanitë ruse Gazprom dhe Rosneft.

Medvedev mbërriti në Turqi pas vizitës në Siri.
XS
SM
MD
LG