Ndërlidhjet

Kamerun i jep poste kyçe liberal-demokratëve



Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, ka emëruar në disa nga postet kyçe të kabinetit qeveritar anëtarë të Partisë Liberal-Demokrate. Vins Kebëll është emëruar ministër i Tregtisë, Dejvid Los morri postin kyç si zëvendësi i Xhorxh Osbornit, që do të jetë kreu i thesarit. Vetë kreu i liberal-demokratëve, Nik Kleg do të jetë zëvendëskryeministër.

Në mesin e posteve kyçe të mbajtuara nga konservatorët janë mbrojtja, diplomacia, drejtësia dhe rendi. Ministër i mbrojtjes do të jetë Liam Foks, ministër i jashtëm, Uilliam Hejg, Keneth Klark do jetë në krye të drejtësisë, kurse Tereza Mei do jetë ministre e Brendshme.
XS
SM
MD
LG