Ndërlidhjet

Bramerz viziton Beogradin



Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, Serzh Bramerz, viziton sot Beogradin për të parë nga afër ecurinë e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Gjykatës së Hagës.

Bramerz do të përgatisë raportin e rregullt rreth bashkëpunimit të Beogradit, që do të paraqitet para Këshillit të Sigurimit në mesin e qershorit. Rasim Lajiç, drejtuesi i komisionit serb për bashkëpunimin me Hagën, tha se raporti do të jetë pozitiv pasi “nuk ka asnjë kërkesë lidhur me përdorimin e dokumentave, arkivave apo dëshmitarëve që nuk i jemi përgjigjur”.

Bramerz do të takohet edhe me prokurorin serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviç.

Nga bashkëpunimi me Gjykatën e Hagës varet dhe vendimi për futjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me BE-në.
XS
SM
MD
LG