Ndërlidhjet

Tetë të vrarë në sulmin në Dagestan



Tetë persona janë vrarë në një sulm të armatosur në republikën ruse të Dagestanit në Kaukazin verior.

Shumica e viktimave besohet të jenë punëtorë që ishin dërguar të riparojnë një kullë telefonike, në jug të kryeqytetit Mahaçkalla.

Zyrtarët thanë se tetë njerëz u vranë kur sulmuesit me dy automjete hapën zjarr ndaj në drejtim të punëtorëve, të cilët shoqëroheshin nga policia në kohën e sulmit.

Disa orë më vonë, policia ende po shkëmbente zjarr me sulmuesit.
XS
SM
MD
LG