Ndërlidhjet

Gordon po viziton Shkupin



Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Filip Gordon, po vazhdon turneun e tij në Ballkan me vizitën në Maqedoni. Deri tani, diplomati amerikan është takuar me kreun e partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Branko Cërvenkovski. Aktualisht ai po bisedon me përfaqësuesit politik të shqiptarëve.

Gordon do të bisedojë dhe me drejtuesit më të lartët të Maqedonisë. Pas Shkupit Filip Gordon do të udhëtojë për në Zagreb.
XS
SM
MD
LG