Ndërlidhjet

Bramerz: Mlladiçi nuk është jashtë Serbisë



Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë ka ngritur një aktpadi të re ndaj Ratko Mlladiçit, në përpjekje që të shpejtohet gjykimi i tij në rast se arrestohet. Deklarata e kryeprokurorit të Gjykatës së Hagës, Serzh Bramerz, u bë gjatë vizitës që ai po zhvillon në Beograd.

Bramerz theksoi se aktpadia e re përmban 11 akuza, mes të cilave dhe ato për gjenocid e krime lufte. Në aktpadinë e vitit 2002 ishin gjithsej 15 akuza ndaj Mlladiçit.

Komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjës gjatë luftës së viteve ’90-të është ende në arrati. Bramerz deklaroi se është “optimist i përmbajtur” rreth arrestimit të Mlladiçit. “Ende nuk kam ndonjë arsye që të besoj se ai është jashtë Serbisë”, tha Bramerz.

Bramerz do të dorëzojë deri në mesin e muajit qershor raportin e rradhës për Këshillin e Sigurimit lidhur me bashkëpunimin e Serbisë me Hagën.
XS
SM
MD
LG