Ndërlidhjet

Turqi: Referendumi më 12 shtator



Në Turqi më 12 shtator do të zhvillohet referendumi lidhur me ndryshimet kushtetuese. Propozimet e bëra nga presidenti turk nuk morrën shumicën e nevojshme në parlament, çfarë çoi në marrjen e vendimit për referendum.

Në mesin e ndryshimeve kundërthënëse janë dhe gjykimi i ushtarakëve, për çështje të caktuara, në gjykata civile si dhe më shumë të drejta për parlamentin në emërimin e gjyqtarëve.

Opozita, që i kundërshtoin ndryshimet, thotë se ato synojnë të rrisin kontrollin e qeverisë me rrënjë islamike mbi gjyqësorin, që është në shkallë të madhe një nga shtyllat e sekularizmit.
XS
SM
MD
LG