Ndërlidhjet

Liht: S’ka bisedime para vendimit të GJND-së



“Nuk do të ketë bisedime mes Prishtinës e Beogradit përpara vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, deklaroi kryetarja e Këshillit të Politikave në Ministrinë e Jashtme të Serbisë.

Sonja Liht theksoi se “është e qartë se bisedimet janë të nevojshme” dhe shpresoj që të ketë “një lloj dialogu” pas vendimit të GJND-së.

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës se pjesëmarrja e Serbisë në takimin e Sarajevës është një lloj njohje e Kosovës, Liht tha se “përfaqësuesit e Kosovës do të shoqërohen nga ata të UNMIK-ut dhe pjesëmarrësit në konferencë nuk do të paraqiten me emrat e shteteve”.

Liht shtoi se “as Bashkimi Evropian, as lojtarët e tjerë të rëndësishëm, nuk duan që Kosova të mbetet përjetësisht një konflikt i ngrirë”. Më tej ajo thotë se ka mendime të ndryshme se si të dilet nga kjo situatë.

Ajo tregoi shembullin e Qipros si “një lloj zgjidhje” për Kosovën. Sonja Liht i bëri këto komente për mediat serbe.
XS
SM
MD
LG