Ndërlidhjet

Suspendohet gjykatësi spanjol që akuzoi Pinoçetin



Gjykatësi spanjol, i cili e akuzoi Augusto Pinoçetin është suspenduar nga puna.

Këshilli i Përgjithshëm i Gjyqësisë, vendosi njëzërit të suspendojë gjykatësin Baltazar Garzon para në prag të gjykimit të tij për abuzim me pushtetin gjatë hetimit të mizorive nga koha e Frankos.

Garzon akuzohet se me vetëdije i ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i hetuar mizoritë e kryera gjatë Luftës Civile në Spanjë, të cilat ishin përfshirë në një amnisti.

Hetimi i tij kishte të bëjë me zhdukjen e dhjetëra mijë njerëzve gjatë luftës së viteve 1936-1939 dhe diktaturës pasuese të gjeneralit Francisko Franko.
XS
SM
MD
LG