Ndërlidhjet

Islandë: Mbyllet aeroporti kryesor



Aeroporti kryesor në Islandë, Rejkjavik-Keflavik, është mbyllur të premten pesë orë përpara sesa ishte parashikuar, njoftuan autoritetet.

Të enjten, zyrtarët thanë se aeroporti do të mbyllet të premten në orën 7.00 deri në mesnatë, për shkak të hirit nga vullkani Ejafjoel, i cili ndodhet 150 km më larg.

Por, situata është përkeqësuar më shumë sesa parashikohej për shkak të erërave që frynin nga drejtimi i perëndimit.

Erupcioni i vullkanit Ejafjoel ka vazhduar edhe sot duke lëshuar hirin deri në Selfos, 50 km nga Rejkjaviku.
XS
SM
MD
LG