Ndërlidhjet

Bogdanoviq fton për paqe dhe dialog



Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, tha sot në Gorazhdevc, se Serbia është e gatshme që në mënyrë paqësore dhe me dialog t’i zgjidhë të gjitha problemet në Kosovë.

Ai i porositi serbët lokalë që të jenë të bashkuar dhe të qëndrueshëm, dhe ka shtuar se Serbia asnjëherë nuk do t’i lë në baltë.

“Dua që nga Gorazhdevci t’i ftoj shqiptarët të pranojnë dorën e zgjatur të pajtimit nga fqinjët serbë. Mjaft ishin grindje dhe konflikte. Duhet të ecim drejt paqes dhe zgjidhjes së problemeve ekzistuese" në Kosovë, ka thënë Bogdanoviq.
XS
SM
MD
LG