Ndërlidhjet

Uashingtoni dhe Moska dyshojnë se Irani mund t’i shmangë sanksionet


Moska dhe Uashingtoni dyshojnë nëse Teherani do të shmangë raundin tjetër të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara rreth programeve bërthamore të Iranit.

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka deklaruar se janë vetëm “30 për qind” gjasat që Luiz da Silva, president i Brazilit, që të dielën viziton Teheranin, ta bindë Iranin që të pranojë marrëveshjen e ofruar.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, gjithashtu ka deklaruar se dyshon në ndonjë “përgjigje serioze” të Teheranit për programet bërthamore, gjithnjë derisa Kombet e Bashkuara nuk miratojnë raundin e katërt të sanksioneve kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG