Ndërlidhjet

Autoritetet franceze kërkojnë kontroll të festave të Facebook-ut


Autoritetet franceze kanë bërë thirrje për vendosjen e masave që kontrollojnë argëtimet dhe tubimet e organizuara nga rrjeti global shoqëror “Facebook”, pas vdekjes së një të riu, i cili kishte konsumuar sasi të madhe alkooli në një aheng.

“Nuk guxojmë të lejojmë që një gjë e tillë të kalojë shumë thjesht”, tha Zhan Mark Airo, kryetari i bashkisë së qytetit Nanta, në të cilin ndodhi incidenti, raporton DPA.

21-vjeçari francez ra nga ura të enjtën në mëngjes, pas një feste që kishte organizuar rrjeti Facebook, me qëllim për të pirë sa më shumë sasi të alkoolit. Në festë kishin marrë pjesë rreth 10 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG