Ndërlidhjet

Pakistan: U liruan afro 50 persona të rrëmbyer


Afro 50, prej 60 personave të rrëmbyer dje nga militantët e dyshuar, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, janë liruar, ka njoftuar zyrtari lokal, Mumtaz Khan.

Këta persona ishin rrëmbyer nga militantët gjatë dy incidenteve të ndara në rajonin Kurram.

Lideri lokal fisnor, Hamidullah Khan, tha se militantët i kanë liruar 40 vetë, ndërsa 10 të tjerë kishin ikur.

Dhjetë vetë, që ende mbahen peng, mendohet se janë punëtorë të kompanisë energjetike të Pakistanit.

Hamidullah Khan tha se këta njerëz po mbahen nga militantët talibanë, “vetëm për verifikimin e identitetit”.

Mumtaz Khan, ka konfirmuar se militantët duket se “hezitojnë” t’i lirojnë këta 10 persona, por ka thënë se qeveria ka kërkaur ndërmjetësim nga liderët fisnorë lokalë.

Të tjerët në Pakistan, kanë thënë se rrëmbimet janë çështje e fiseve dhe pjesë e përpjekjeve për t’i shkatërruar negociatat në këtë territor, ndërmjet komunitetit sunit dhe atij shiit.
XS
SM
MD
LG