Ndërlidhjet

Koreja Jugore: Të shtëna vërejtjeje ndaj anijeve të Veriut


Marina e Koresë Jugore, mbrëmë vonë, me të shtëna zjarri u ta tërhequr vërejtjen anijeve patrolluese të Koresë Veriore, afër kufirit kontestues detar ndërmjet dy vendeve.

Në njoftimin e shtatmadhorisë së ushtrisë së Koresë Jugore, thuhet se anijet e Koresë Veriore kanë kaluar në ujërat territoriale të Koresë Jugore dhe janë kthyer prapa, pas të shtënave.

Incidenti ndodhi jo shumë larg vendit, ku një anije e marinës së Koresë Jugore është fundosur nën rrethana misterioze, më 26 mars të këtij viti.

Disa në Seul kanë dyshime se anija ishte fundosur nga një anije e Phenianit.

Por, zyrtarët e Koresë Jugore janë përmbajtur nga akuzat publike ndaj Koresë Veriore, se ka pasur rol në këtë incident.
XS
SM
MD
LG