Ndërlidhjet

Londër: Hiri vullkanik shkaktoi kaos ajror


Hiri vullkanik nga Islanda po vazhdon të shkaktoj probleme në trafikun ajror të Evropës.

Fluturimet për dhe nga Belfasti dhe pjesët e tjera të Irlandës Veriore, sot janë ndalur deri në orët e mbrëmjes.

Shërbimi i kontrollit kombëtar britanik të trafikut ajror njoftoi se hapësirat mbi Anglinë Veriore do të jenë të mbyllura deri në orët e mbrëmjes.

Në muajin prill, hiri vullkanik pat shkaktuar çrregullime të shkallës së gjërë në mbarë Evropën, pasi një numër i vendeve i kishin mbyllur hapësirat e tyre për gati një javë, për shkak të sigurisë.
XS
SM
MD
LG