Ndërlidhjet

Ukrainë: Shtyhet dëgjimi i ish kryeministres për ryshfet


Zyrtarët e drejtësisë në Ukrainë e kanë shtyrë dëgjimin e ish kryeministres Julia Timoshenko, e cila është dashur të përgjigjej lidhur me akuzat për ryshfet nga viti 2004.

Zonja Timoshenko është dashur të takohet me hetuesit nesër, por në këtë ditë pritet ardhja e presidentit rus, Dmitri Medvedev, në Ukrainë.

Gazeta “Ukrainska Pravka”, ka raportuar se shtyrja ishte bërë për shkak se një hetues ishte ftuar për “një udhëtim zyrtar urgjent”.

Nuk është caktuar datë e re për dëgjimin e Julia Timoshenkos, ndaj së cilës, prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, po zhvillon hetime lidhur me akuzat për ryshfet ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Supreme.
XS
SM
MD
LG