Ndërlidhjet

Vatikan: Qindra mijëra pelegrinë e mbështesin Papën


Më se 150 mijë pelegrinë janë tubuar sot në Vatikan për të treguar mbështetje për Papën Benedikti i 16-të, i cili po ballafaqohet me kritika lidhur me përgjigjjen e tij ndaj skandalit në rritje me pedofilinë e priftërinjëve të Kishës Katolike.

Masa mbante mbishkrime “Së bashku me Papën” dhe “Shenjtëria e Juaj, ju nuk jeni vetëm, e gjithë Kisha është me ju”.

Komentet e sotme të Papës ishin të ngjashme me ato që ai i bëri javën e kaluar, kur këtij problemi iu referua si diçka që vjen brenda në Kishë.

“As anëtarët e Kishës nuk janë imunë” nga mëkati, u tha pelegrinëve, Papa Benedikti i 16-të.
XS
SM
MD
LG