Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit sot diskuton për Kosovën



Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot në Nju Jork do të diskutojë për situatën në Kosovë.

Në rend dite do të jetë raporti i regullt tremujor për punën e misionit të OKB-së në Kosovë.

Raporti i UNMIK-ut ka të bëjë me priudhën prej 15 dhjetorit, 2009, deri në 15 mars, 2010, ndërsa shtojcë do të jetë raporti mbi punën e EULEX-it.

Në mbledhje do të marrë pjesë shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier,, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, dhe shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç.

Në raportin e tij, sekretari i përgjithshëm Ban Ki-mun i bën thirrje Qeverisë së Kosovës për zbatim të kujdesshëm të strategjisë për veriun e vendit.
XS
SM
MD
LG